Mbrëmë është luajtur vetëm një ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Boston Celtics është finalisti tjetër i serisë së “play off” i Konferencës Lindore pasi eliminoi Philadelphia 76ers.
Keltët në ndeshjen vendimtare triumfuan në çastet e fundit me rezultat 114-112, e cila ishte fitorja e katërt kundrejt një humbje që kanë Bostoni.
Dy periudha i takuan 76ers, por basketbollistët e Bostonit treguan veten në dhjetë minutshin e fundit, ku edhe triumfuan ndaj Philadelphias.
Jayson Tatum dhe Jaylen Brown ishin basketbollistët më efikas te ekipi fitues. I pari realizoi 25 pikë ndërsa i dyti një më pak.
Dario Saric dhe Joel Embiid realizuan pikë të njëjtë në këtë takim, përkatësisht secili nga 27 sosh.
Ndërkohë, Celtics në finale do të takohen me skuadrën e LeBron James, Cleveland Cavaliers. /Telegrafi/