Telegrafi

Bosnje-Hercegovinë, një i vdekur dhe 399 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, 399 persona janë infektuar me coronavirus në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në Federatën e Bosnjës u testuan 974 mostra, nga të cilat 301 ishin pozitive për SARS-CoV-2, raporton klix.ba.

Që nga fillimi i pandemisë në federatën boshnjake kanë vdekur 178 njerëz, transmeton Telegrafi.

Vetëm në Kantonin e Sarajevës, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 157 raste të reja të infeksionit me coronavirus.

Në Republikën Serbe, coronavirusi u konfirmua te 76 persona të tjerë dhe një njeri ndërroi jetë.

Deri më tani, 5,136 persona janë infektuar në këtë rajon dhe 183 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi. /Telegrafi/