Site icon Telegrafi

Bosnje-Hercegovinë, 296 të infektuar me coronavirus dhe 12 të vdekur

Në 24 orët e fundit në Bosnje dhe Herzegovinë (BH), coronavirusi u konfirmua në 296 njerëz dhe 12 pacientë vdiqën, raporton klix.ba.

Instituti i Shëndetit Publik i Federatës së BH-së testoi 945 mostra, nga të cilat 227 ishin pozitive, ndërsa në Republikën Serbe, bazuar në 572 mostra, 69 raste të reja u konfirmuan.

Gjithashtu u raportuan për gjashtë persona që ndërruan jetë në të dy entitetet, raporton klix.ba.

Në BH, një total prej 13,421 njerëz janë infektuar që nga fillimi i epidemisë, nga të cilët 371 kanë vdekur.

Një total prej 7,726 rastesh me coronavirus janë konfirmuar në Republikën Serbe dhe 261 njerëz kanë vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version