Telegrafi

Bosnjë: Gjysmë milioni të papunë

Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, më shumë se gjysma apo 257.570 janë të gjinisë femërore.

Sipas statistikave, numri më i madh i personave që kërkojnë punë janë punëtorë të kualifikuar 180.000, pas të cilëve vijojnë punëtorët e pakualifikuar me 160.000, me përgatitje të mesme profesionale rreth 120.000, përderisa pa punë janë evidentuar 26.803 persona, të cilët kanë përgatitje të lartë arsimore.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë për punësim në maj në BeH janë regjistruar 699.808 persona të punësuar, prej të cilëve 281.897 janë të gjinisë femërore. /Telegrafi/