Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë regjistruar 274 raste të reja të infeksionit të coronavirusit gjersa numri më i madh i të infektuarve është akoma nga zona e Sarajevës, sipas të dhënave të enteve të institucioneve të shëndetit publik.
Në Federatën e Bosnjës, 1161 mostra janë testuar dhe infeksioni është konfirmuar në 183 raste, ndërsa në Republikën Serbe janë testuar 436 mostra, nga të cilat 91 ishin pozitive për virusin SARS-CoV-2, shkruan jutarnjlist.
Numri më i madh i të infektuarve të sapoardhur në 24 orët e kaluara u zbulua në Sarajevë, ku u konfirmuan 86 raste të reja, transmeton Telegrafi.
Dy vdekje të reja u raportuan në Republikën Serbe dhe katër njerëz vdiqën në Federatën e Bosnje-Hercegovinës.
Ministria e Mbrojtjes e BiH konfirmoi se njëri prej të ndjerëve ishte anëtar i forcave të armatosura të atij vendi, i cili po trajtohej në spitalin e Zenicës. Ai ishte ushtari i tretë që ka vdekur pasi u infektua me COVID-19. /Telegrafi/