Telegrafi

Bosnjë dhe Hercegovinë, 348 persona u infektuan me coronavirus dhe 11 të tjerë vdiqën

Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë regjistruar 348 raste të reja të infeksionit me coronavirus dhe 11 vdekje janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Këto janë mostra që janë mbledhur gjatë disa ditëve dhe janë testuar në 24 orët e fundit, raporton klix.ba, transmeton Telegrafi.

Në 24 orët e kaluara, 1.484 mostra u testuan në Federatën e Bosnjës, nga të cilat 238 ishin pozitive për SARS-CoV-2.

Në 24 orët e fundit në Republikën Serbe, 527 mostra u testuan për coronavirus dhe infeksioni u konfirmua në 107 persona, u tha në konferencën për shtyp të Institutit të Shëndetit Publik në Banja LLukë.

Ndryshe, tetë personat e vdekur ishin nga federata boshnjake gjersa tre të tjerë prej Republikës Serbe. /Telegrafi/