Kosova e pret Bosnjën të mërkurën nga ora 19:15 në Gjakovë, ndërsa këto dy përfaqësuese përballen edhe më 9 janar në Tuzëll. Ndeshjet i takojnë fazës së parë eliminatore për botërorin e vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.
"Nuk është mirë që kemi pak kohë për përgatitje, por do të kemi një ndeshje testuese me Malin e Zi dhe ato dy ndeshje me Kosovën që të komponohemi për finishin e kualifikimeve. Ata nuk janë në një nivel me ne, por nuk bën t’i nënçmojmë. Mendoj se i kemi marrë si të lehta ndeshjet me Kosovën, por nëse i frikësohemi asaj, atëherë nuk kemi në çka të shpresojmë. Nëse nuk jemi në gjendje të fitojmë dy ndeshjet me Kosovën, atëherë mund të shpërbëhemi dhe të shkojmë secili në shtëpinë e vet", ka thënë Prce për mediumet nga Bosnja.
Federata e Bosnjës po përballet me telashe financiare dhe kjo është arsyeja kryesore për përgatitje të shkurtra të Bosnjës dhe për udhëtimin me autobus.