Site icon Telegrafi

Bosnja relakson procedurat për viza kosovarëve

Një fushatë e gjerë kundër regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës nga ana e Bosnjë-Hercegovinës ka dhënë rezultatet e para pasi Qeveria në Sarajevë ka nisur procesin e lehtësimit të procedurës së dhënies së vizave për bartësit e pasaportave të Republikës së Kosovës.

Në njërën nga mbledhjet e Këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, të mbajtur në qershor, është nxjerrë konkluzioni me të cilën Ministria e Jashtme e BeH-së është udhëzuar që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të thjeshtësuar procedurën e dhënies së vizave për kosovarët, shkruan sot Koha Ditore.

“Këshilli i Ministrave është njoftuar me anë të informatës gojore nga Ministria e Jashtme në lidhje me aktivitetet që kanë për qëllim thjeshtësimin e procedurave të dhënies së vizave për shtetasit e Kosovës, dhe madje me qëllim të pakësimit të dëmit që vuan Bosnjë-Hercegovina për shkak të procedurave të ndërlikuara”, thuhet në konkluzionet e mbledhjes së 58-të të Këshillit të Ministrave të BeH-së, të mbajtur më 3 qershor.

Exit mobile version