Telegrafi

Bosnja regjistron tre të vdekur dhe 229 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e kaluara, 229 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kështu raporton portali bosnjak klix.ba, ku 162 raste me COVID-19 ishin në Federatën e Bosnje-Hercegovinë dhe 66 në Republikën Serbe.

Shtabi emergjent mjekësor gjithashtu ka njoftuar për tre persona të vdekur, transmeton Telegrafi.

Raste të reja në janë regjistruar në Una-Sana, Bosnjën Qendrore, Zenica-Doboj, Hercegovina-Neretva, West Herzegovina, Bosnja-Podrinje, Tuzla dhe Kantoni Sarajevo.

Theksojmë se që nga fillimi i epidemisë, gjithsej 6,105 njerëz janë sëmurë dhe 94 persona kanë vdekur.

Ndryshe, Republika Serbe deri më tani ka njoftuar se 4,488 persona janë infektuar dhe 157 kanë vdekur. /Telegrafi/