Në 24 orët e fundit, 311 raste të reja të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Këto janë mostra që janë mbledhur gjatë disa ditëve dhe janë analizuar në 24 orët e fundit.
Gjithashtu është bërë e ditur se 11 persona kanë ndërruar jetë duke mos mundur t’i mbijetojnë infeksionit COVID-19, njofton klix.ba.
Deri më tani janë testuar 114,895 mostra dhe virusi SARS-CoV-2 është konfirmuar te 18609 individë.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Bosnje është 571 gjersa raportohet se janë shëruar 12336 persona. /Telegrafi/