Telegrafi

Bosnja regjistron 100 të infektuar me COVID-19, 82 vetëm në Sarajevë

Bosnja dhe Hercegovina ka regjistrua 100 raste të reja të të infektuarve me coronavirusin, shumica në Sarajevë – 82.

Gjatë 24 orëve të fundit, 365 mostra janë testuar në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës, shkruan b92, transmeton Telegrafi.

Përveç zonës së Sarajevës, nëntë persona janë infektuar me COVID-19 në Travnik, tre në Gorazde, dy në Bugojno dhe Busovaca dhe një person në Usikolina dhe Nova Bila.

Lexo po ashtu Mjekët boshnjak tregojnë se cilat barna u rekomandojnë të infektuarve me coronavirus

Theksojmë se 72 pacientë janë akomoduar në Klinikën Podhrastovi në Sarajevë, dhe një është në një respirator.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore të Bosnje dhe Hercegovinës kanë raportuar 9767 raste gjersa kanë vdekur 280 persona. /Telegrafi/