Site icon Telegrafi

Bosnja-Hercegovina regjistron 13 viktima dhe 293 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e fundit, 13 vdekje nga coronavirusi janë regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 555 që nga fillimi i epidemisë, raporton klix.ba.

Tetë njerëz vdiqën në Federatën e boshnjake gjersa pesë të tjerë në Republikën Serbe, transmeton Telegrafi.

Nga raportimi i fundit, 293 persona të infektuar rishtazi u regjistruan në Bosnje, nga të cilët 234 në Federatën e bosnjake dhe 59 në Republikën Serbe.

Ndryshe, që nga fillimi i epidemisë në Bosnje-Hercegovinë, 18,172 njerëz janë infektuar me pandeminë globale të quajtur COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version