Site icon Telegrafi

Bosnja është një hap pranë statusit të vendit kandidat, rekomandimi miratohet edhe nga Këshilli për Çështjet e Përgjithshme të BE-së

Këshilli për Çështjet e Përgjithshme të Bashkimit Evropian miratoi statusin e kandidatit për Bosnjë-Hercegovinën, i cili është edhe hapi i fundit për miratim përfundimtar përpara takimit të krerëve të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, të planifikuar për më 15 dhjetor.

Sipas mediave të BeH, në prag të seancës që do të mbahet më 15 dhjetor, në të cilën ndër të tjera do të diskutohet edhe për statusin kandidat të BeH-së, zyrtarë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po mbajnë takime përmes një sërë organesh të tjera, të cilat është një lloj përgatitjeje për takimin kyç.

Një prej këtyre organeve është edhe Këshilli për Çështje të Përgjithshme (GAC), i cili në seancën e sotme miratoi rekomandimin e Komisionit Evropian nga tetori për dhënien e statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën.

Siç është shkruar më parë, projekt-rekomandimi thotë se BeH duhet të marrë statusin e kandidatit për shkak të situatës aktuale gjeopolitike.

Gjithashtu, theksohet se Bosnje-Hercegovinës do t’i duhet ende të përmbushë kushtet që ishin vendosur më herët në rrugën e saj drejt BE-së. /Telegrafi/

Exit mobile version