Site icon Telegrafi

Bosnja dhe Maqedonia do të lehtësojnë udhëtimin e shtetasve mes tyre

Qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës sot miratoi propozimin për fillimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë për lehtësimin e kushteve për udhëtim të qytetarëve të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton agjencia FENA, marrëveshja duhet t’u mundësojë qytetarëve të Bosnjës dhe Maqedonisë regjim pa viza deri në 90 ditë në periudhën prej gjashtë muajve, me dokumente biometrike. Qytetarët të cilët kanë për qëllim të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë në territorin e një shteti, do të duhet ta rregullojnë qëndrimin e tyre në përputhje me ligjet e vendeve përkatëse.

Ky propozim duhet të vendoset para kryeministrisë së Bosnjës, ndërsa si nënshkrues për dokumentin është i detyruar ministri i punëve të jashtme./Telegrafi/

Exit mobile version