Në 24 orët e kaluara në Bosnjë dhe Hercegovinë – 4,082 mostra u testuan për coronavirus – nga të cilët 1,237 ishin pozitivë.
Përveç kësaj, sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, gjatë po të njëjtës periudhë kanë vdekur 56 njerëz.
Sipas të dhënave, rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BeH.
Gjithsej 258,173 mostra janë testuar deri më tani, dhe coronavirusi është konfirmuar në 49,627 individë.
Deri më sot, 30,097 pacientë janë shëruar në Federatën e BeH dhe në 24 orët e fundit, shërim kanë pasur 1,031 pacientë. /Telegrafi/