Më 7 tetor qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës do të shkojnë drejt kutive të votimit.
Kështu ka bërë të ditur Komisioni Zgjedhor i këtij vendi, me rastin e shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidencale.
Votuesit do të zgjedhin anëtarët kroatë, serbë dhe boshnjakë të presidencës trepalëshe, deputetët në dhomën e ulët të parlamentit , kryetarët dhe asambletë rajonale.
Të drejtë vote kanë mbi 3.3 milionë qytetarë.
Edhe pse është caktuar data e zgjedhjeve, rivalët e të tri komuniteteve ende nuk janë pajtuar për disa rregulla të votimit. /Telegrafi/