28-vjeçari shqiptar Alfred Kurtulaj konsiderohet një bos i mirëfilltë droge nga mediat italiane. Territori i tij shtrihej në periferi të Milanos dhe u bë shkak i rivalitetit një me një kalabrez.
Pietro Mannisi, 62 vjeç, donte t’i shiste një marokeni një sasi kokaine me vlerë 40 mijë euro, në rrethinat e Milanos. Sipas mediave italiane, marokeni kishte frikë nga shqiptari Kurtulaj dhe e kishte paralajmëruar 62-vjeçarin, i cili pak kohë më pas u gjet i vrarë me dy plumba në kokë brenda në makinën e tij.
Alfred Kurtulaj u dënua me 20 vjet për vrasjen dhe 14 vjet për trafik të kokainës. Kurtulaj konsiderohej si bosi i një bande droge në zonën e Sesto San Giovanni e Rozzano, por edhe në provincën e Vareses dhe Pavias.
Guardia fi Finanzia e Vareses e zbuloi bandën, duke ndjekur një ngarkesë droge nga Shqipëria në Saronno. Më 13 dhjetor 2013, u sekuestrua 31 kilogramë marihuanë e cila u zbulua në një automjet tip BMË në Arluno. Pas një viti u krye operacioni i dytë, në bashkëpunim e Prokurorinë e Milanos, me ekzekutimin e shtatë urdhërarresteve dhe sekuestrimin e 46 kilogramëve kokainë, 189 kilogramë marihuanë e pesë heroinë si dhe nëntë vetura.
Së bashku me Kurtulajn ishte dënuar me tetë vjet e gjysmë një tjetër anëtar i bandës, Franco di Maio, 35 vjeç nga Sesto San Giovanni. /opinion/