Site icon Telegrafi

Bosi i mafies Tajvaneze jep 1.9 milionë për bamirësi

Lee Chao-hsiung, një lider me ndikim i triadës nga Tajvani qendror, vdiq nga sëmundja e kancerit në mëlçi më 11 mars në moshën 73 vjeçare.

Djali i tij dhuroi këto para në emër të të atit për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe për familjet e varfra, njoftuan mediat tajvaneze.

Funerali i tij do të organizohet në fund të prillit, ndërsa në të priten të marrin pjesë mbi 20.000 njerëz në njërën nga funeralet më të mëdha të gangsterëve në Tajvan, njoftuan mediat. /Telegrafi/

Exit mobile version