Mbikëqyrësit e burgut me këtë rast kishin ngritur kamera të fshehura, pasi kishin vërejtur raport të pazakontë mes të burgosurit dhe vizitores.
Videoja tregon gruan e cila hyn në dhomë dhe fillon të kryejë seks me kriminelin e paidentifikuar në burgun Sverdlovsk Oblast në Rusinë qendrore, transmeton lajmi.net.
Rasti, besohet të ketë ndodhur në prill të këtij viti, dhe ai ka ngjallur zemërim pas publikimit në mediat lokale.
Qytetarët u ankuan se si një kriminel i cili u dënua për lidhjet e tij me krimin e organizuar, trajtohet në atë formë, duke jetuar në një ambient luksi, me krevat druri, karrige, tavolinë kafeje dhe piktura në mur.