Telegrafi

Boshnjaku thyen një rekord te Chelsea, huazohet për herë të nëntë në karrierë (Foto)

Shumë pak fansa të futbollit kanë dëgjuar për emrin e futbollistit boshnjak Mateja Delac.

Madje, ky i fundit është blerë prej gjigantit anglez dhe kampionit të Ligës Premier.

Por, portieri u transferua në vitin 2010 te Chelsea për shumën prej 800 mijë eurove.

Megjithatë, ai u huazua menjëherë te ekipi i holandez i Vitesses, ku qëndroi për një sezon.

Delac 24-vjeçar ka vazhduar të huazohet deri më ditët e sotme edhe në tetë klube të tjera në liga të ndryshme evropiane.

Boshnjaku ka hyrë në histori të klubit të Chelseat si lojtari me më së shumti huazime. /Telegrafi/