Prishtina do të përballet me Drenicën në javën e dytë në pranverë.
Pas barazimit ndaj Ferizajt, kryeqytetasit kanë mbetur gjashtë pikë mbrapa liderit Trepça ’89.
Ndërkohë mesfushori Lorik Boshnjaku, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka kërkuar fitore ndaj Drenicës.
“Secila ndeshja ka rëndësinë e njëjtë. Njëjtë sikurse ajo me Ferizajn, ndeshje kjo që ne patëm një ngërç të vogël, por besoj që e kemi tejkaluar”.
“Tani, na pret ndeshja tjetër e rëndësishme me Drenicën ku besoj shumë se jemi maksimalisht të fokusuar që ta kryejmë detyrën duke i marrë tre pikë e pastaj të mendojmë për Trepçën ’89”.
“Fitorja me Drenicën na duhet për kthimin e fitoreve e pastaj për vazhdimin e ritmit të fitoreve. Prishtina do të jetë shumë sulmuese dhe më taktike”, ka thënë mesfushori, Lorik Boshnjaku. /Telegrafi/