Site icon Telegrafi

Boshnjaku kërkon fitore ndaj kampionit

????????????????????????????????????

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 do të udhëtoj drejt Kastriotit për tu përballur me Prishtinën.

Kryeqytetasit janë duke kërkuar fitore që ta sigurojnë edhe matematikisht pozitën e dytë në tabelë.

Mesfushori i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka deklaruar për faqen zyrtare të klubit se duan fitore për revansh ndaj 89-shit.

“Jemi të etur për revansh ndaj “89”-it. Por, mbi të gjitha besoj se do të jetë edhe ndeshje e fortë e ne me fitore ta sigurojmë vendin e dytë”.

“Unë besoj që nga cilësia jemi më të mirë dhe nëse angazhohemi qindpërqindtë atëherë edhe fitorja do të jetë e jona”, ka thënë, Lorik Boshnjaku.

Prishtina ka humbur dy ndeshjet këtë edicion ndaj kampionit të ri të Kosovës, Trepçës ’89. /Telegrafi/

Exit mobile version