Telegrafi

Boshnjaku dhe dy të tjerë e bëjnë serbin për spital – detaje dhe pamje nga ngjarja e zhvilluar në një rrugë në Luzern të Zvicrës

Disa njerëz rrahën një person që është ulur në makinë dhe njëri prej tyre madje shkon rreth veturës, duke u përpjekur ta tërheqë viktimën e tij nga makina përmes derës së pasagjerit.

Ndërsa zhvillohej ngjarja, të tjerët pjesëmarrës në komunikacion nuk reaguan. Dy gra shihet të dalin nga vetura e tyre, por nuk guxojnë të ndërhyjnë.

Në fund, njëri prej sulmuesve arrin ta tërheqë viktimën nga makina, ku personi i shtrirë në tokë rrihet me grushte dhe shkelma.

Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, ngjarja u zhvillua të premten në mbrëmje në rrugën Gerliswilstrasse në Emmenbrücke, Luzern të Zvicrës.

Një tregtar vendas thotë: “Ishte rreth orës 18:00 kur vura re grindjen. Unë punoja, kështu që nuk mund të shkoja. Policia erdhi vetëm më vonë”.

Sidoqoftë, ai nuk kishte idenë se për çfarë ndodhi sulmi i dhunshëm.

Simon Kopp, zëdhënës i policisë së kantonit Lucern, ka konfirmuar për Blick.ch se kishte një grindje të premten në mbrëmje.

Shoferi i makinës, një serb (53), më pas u dërgua në spital me shërbimin e ambulancës për kontroll, përcjell Telegrafi.

“Njerëz të tjerë u dërguan në stacionin policor për t’u marrë në pyetje, por askush nuk u arrestua”, ka thënë Kopp.

Ishte një mosmarrëveshje “midis grupeve të ndryshme”. Me sa duket, përleshja duket se ka një histori – kjo tani është duke u hetuar.

Ndërkohë sipas policisë, i dyshuari kryesor është një boshnjak (33). Dy persona të tjerë më pas u intervistuan si dëshmitarë. /Telegrafi/