Telegrafi

Boshnjaku Avdic fiton turneun “Pavarësia 2013”

Federata e Boksit të Kosovës, për nder të Pavarësisë së Kosovës ka organizuar turneun ndërkombëtar “Pavarësia 2013”, turne në të cilën morën pjesë boksierë nga Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve patën rastin që të shohin disa luftëra interesante nga boksierë të njohur të rajonit. Një nga meçet me joshëse ishte dueli në mes boksierit të Kosovës, Arian Gashi dhe Dragan Vujicic nga Mali i Zi.

Të dy boksierët në ring shfaqen luftë mjaftë të fortë, ndërkohë, që kosovari për disa nuanca ishte më i mirë dhe me meritë fitojë këtë meç. Luftë e fortë edhe zhvilluar edhe në dyluftimin në mes Denis Nurja (Shqipëri) dhe boshnjakut Avdic, ky i fundit fitoi duelin, madje nga juria e këtij turneu u zgjodh boksieri më i mirë, i cili fitoi kupën e turneut “Pavarësia 2013”.

Presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës bashkë me dy aset e boksit të vendit tonë, Aziz Salihun dhe Mehmet Bogujevcin i ndanë kupën fituesit të turneut.

“Jam i lumtur që kam fituar këtë turne. Kundërshtari ishte mjaft i fortë, por kam qenë mjaft mirë i përgatitur për këtë turne. Falënderoj jurinë që më zgjodhi boksierin më të mirë”, ka deklaruar Avdic.

Rezultatet

52 kg, Fatlume Ahmeti (Kosovë) – Aida Halac (Bosnjë) 2-0

60 kg, Naser Shala (Kosovë) – Mendo Xheladini (Maqedoni) 2-0

64 kg, Alban Qiriqi (Kosovë) – Ahmed Djananovic (Bosnjë) 2-0

Anxhelo Merkohasanaj (Shqipëri) – Saso Leskaroski (Maqedoni) 2-0

64 kg, Burim Hasani (Kosovë) – Martin Aleksov (Maqedoni) 2-0

69 kg, Arian Gashi (Kosovë) – Dragan Vujicic (Mali i Zi) 2-0

69 kg, Denis Nurja (Shqipëri) – Avdic Armin (Bosnja) 0-2

75 kg, Besart Xhafa (Kosovë) – Elmaz Mujkanovic (Bosnja) 2-0 (dorëzim)

81 kg, Aleksander Ramo (Shqipëri) – Sinan Xheladini (Maqedoni) 2-0 (dorëzim)

91 kg, Emiljan Xhediko (Shqipëri) – Alen Beganovic (Bosnja) 0-2 (dorëzim).

/KP/Telegrafi/