Telegrafi

Boshnjakovski: Do të kujdesemi edhe për 1.600 punëtorë të cilët kanë problem me socializmin pas privatizimit të ndërmarrjeve

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski deklaroi se punëtorët si tepricë teknologjike në Maqedoni kanë problem me socializmin në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E dini se kjo kategori bashkëqytetar tanë kanë problem të përgjithshëm socializmin në shoqëri pas asaj që ju ka ndodhur në të kaluarën”, tha Boshnjakovski.

Siç tha sot ai, Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar propozim ligjin për sigurimin e materialeve të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në vendin e tyre.

“Bëhet fjalë për kategori të njerëzve, si tepricë teknologjike. Në dy raste kemi sjell zgjidhje ligjore për problemet e tyre dekadash. 6.240 punëtorë tepricë teknologjike deri më tani materialisht janë siguruar. Me propozimin e ri të ligjit mundësohet që të përfshihen gjithsej edhe 1.600 persona të papunë nga kjo kategori bashkëvendës tanë. Numri përfundimtar i punëtorëve tepricë teknologjike për të cilët do të kujdesemi është 7.840”, tha zëdhënësi. /Telegrafi/