Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski sot deklaroi se respektohen plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në fushatën për referendumin e ardhshëm.
“Aktivitetet tona të përditshme janë të lidhura me interesin strategjik të vendit dhe kështu kanë qenë 27 vitet e fundit që nga pavarësia e Maqedonisë. Ne nuk kemi një Qeveri që nuk kishte prioritet dhe interes për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE”, tha mes tjerash Boshnjakovski.
Ai shtoi se qeveria ka ndarë 400 mijë denarë për të promovuar përfitimet e anëtarësimit në NATO dhe në BE në rrjetet sociale dhe këtë do ta bëjnë brenda aktiviteteve aktuale./Telegrafi/