Telegrafi

Boshnjakovski: Qeveria nuk ndërhyn te çështjet e bashkësive fetare

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski në lidhje me trazirat në Bashkësinë Fetare Islame tha se “Maqedonia e Veriut është shtet sekular dhe Qeveria nuk ndërhyn te çështjet e bashkësive fetare”.

Në lidhje me akuzat e Sulejman Rexhepit të drejtuara drejt Qeverisë, Boshnjakovski tha se Qeveria dënon gjuhën e urrejtjes dhe institucionet që janë përfshirë në problematika të caktuara që ndodhin në BFI do ta japin fjalën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare: Ngjarjet në BFI janë çështje e brendshme

Më herët edhe Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve fetare demantuan se ka ndonjë përfshirje të tyre në ndodhitë e fundit në Bashkësinë Fetare Islame.

Në deklaratën e djeshme të Sulejman Rexhepit, u akuzua drejtori i komisionit për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe qeverisa se janë përfshirë në ndodhitë e fundit në BFI.

Problemi eskaloi dje pasdite kur me vendim të gjykatës për Reis të ri u emërua Skender Buzaku, i cili paralajmëro se nga sot ai mer udhëheqjen e bashkësisë fetare. Ai tha se ka thirrur policinë financiari t’i detektojë parregullsitë në punën e BFI-së. Për këtë reagoi edhe Sulejman Rexhepi, duke akuzuar komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe qeverinë për ndërhyrje të punën e tyre./Telegrafi/