Site icon Telegrafi

Boshnjakovski: Qeveria nuk ka lidhje me zgjedhjen e drejtorit të ri të RTVM-së

Qeveria nuk ka lidhje me zgjedhjen e drejtorit të ri të Radiotelevizionit të Maqedonisë. Kështu tha në konferencë për media, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai sqaroi se kjo zgjedhje është vendim i Këshillit Programor të RTVM-së, i cili ende funksionon në përbërjen e vjetër, ndërsa qytetarët e dinë mirë se kush është anëtar në këtë përbërje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Boshnjakovskit, RTVM do të marrë udhëheqësi të re menjëherë pasi Qeveria të miratojë Ligjin për Shërbimet Audio dhe Audiovizuale.

Lexo po ashtu Cvetkovski rizgjedhet drejtor i RTVM-së

“Menjëherë pas miratimit të ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale do të mundësohen pozicionet e reja udhëheqëse profesionale dhe jopartiake edhe në Radiotelevizionin e Maqedonisë edhe në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale. Kjo do të thotë se kjo zgjedhje vlen derisa nuk e miratojmë ligjin”, tha Boshnjakovski./Telegrafi/

Exit mobile version