Site icon Telegrafi

Boshnjakovski: Po mundohemi që t’i tejkalojmë gabimet në lidhje me Ligjin e gjuhëve

Qeveria nuk punon mbi principin e dënimeve, por mbi shpirtin e bashkëpunimit, miqësisë dhe mirëkuptimit. Ekzistojnë mospërputhje dhe gabime në lidhje me Ligjin për gjuhët të cilat po përpiqemi që t’i tejkalojmë dhe përmirësojmë, tha në konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai këtë e tha si përgjigje ndaj pyetjes gazetareske, se a do të ketë dënim për zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin, sepse nuk ka dashur që gazetarëve tu përgjigjet në gjuhën maqedonase, gjatë promovimit të Agjencisë për zbatimin e Ligjit.

Osmani të hënën kishte takim në Qeveri me përfaqësuesit e grupit punuese në mes resorëve për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe me drejtorin e zbatimit të Ligjit, Ylber Sela./Telegrafi/

Exit mobile version