Telegrafi

Boshnjakovski: Plani 18 është në fazën fillestare

Plani 18 është në fazën fillestare dhe ka të bëjë me aktivitete deri në fund të vitit 2018 sipas bazës së Raportit nga Komisioni Evropian, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në atë se çka përmban Plani 18, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Këtë plan e vërtetoi Republika Maqedonisë së bashku me Komisionin Evropian në lidhje me Raportin, çka e pranuam ditën e martë. Bëhet fjalë për plan në fazën fillestare dhe së shpejti do të kemi propozim, tha Boshnjakovski.

Theksoi se bëhet fjalë për zbatimin e aktiviteteve deri në fund të vitit 2018.

Zv. kryeministri për euro-integrime Bujar Osmani mbrëmë paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme Qeveria hynë me planin e ri 18, çka do të fokusohet në atë se çka duhet bërë deri dhe pas Samitit të BE-së në muajin qershor. /Telegrafi/