Telegrafi

Boshnjakovski për aksidentin e mbrëmshëm në Shkup: Secili duhet të përgjigjet para ligjit

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se secili duhet të jep përgjegjësi para ligjeve. Kjo deklaratë vjen pas njoftimeve që drejtori i Teatrit Kombëtar të Maqedonisë (TKM), Dragan Spasov Dac mbrëmë aksidentoi një 21 vjeçare.

Për ta bërë më serioze çështjen, është konfirmuar nga policia që Dac ishte i dehur kur po drejtonte automjetin BMë.

Zëdhënësi Mile Boshnjakovski deklaroi se një person që bën aksident të këtillë nuk mund të udhëheq me një institucion dhe të kryej një funksion publik.

Pas hetimeve të plota do të njoftohet opinioni rreth këtij rasti./Telegrafi/