Site icon Telegrafi

Boshnjakovski: Nuk ka krizë insuline në Maqedoni

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski ka deklaruar se në Maqedoni nuk ka krizë të insulinës dhe se ka rezerva të mjaftueshme në depot farmaceutike.

Sipas tij, nuk ka probleme me furnizimin e pacientëve me insulin, ndërkaq ministri i ri do të del në konferencë shtypi për detaje të mëtejme.

Ky reagim vjen pas letrës së hapur të një shoqate diabetikësh nga Velesi për kryeministrin Zoran Zaev të cilit i kërkohet të merret me këtë çështje./Telegrafi/

Lexo po ashtu Diabetikët letër Zaevit: Angazhohu për të gjetur zgjidhje për insulinën
Exit mobile version