Qeveria nuk zbulon më shumë detaje nga deklarat e mbrëmshme që dha kryeminstri, Zoran Zaev, se janë të gatshëm për një emër përcaktues gjeografikisht.
Siç deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, mbeten të matur për këtë deklaratë, në mënyrë që të mos dëmtojnë procesin e negociatave.
“Ju e dini që ne nuk mund të zbulojmë detaje rreth negociatave në këtë fazë. Faza e negociatave ka një domethënie serioze, është një problem shumë i gjatë që do të çojë drejt një zgjidhjeje, e cila do të jetë rezultat i kompromisit reciprok, zgjidhje e dinjitetshme e cila do ta mbrojë dinjitetin e qytetarëve në të dyja vendet. Si qeveri ne nuk do të lejojmë të merremi me shpekulime për atë që thuhet në media dhe nuk do të ketë ndonjë gjë për të shtuar përtej deklaratës së kryeministrit”, deklaroi Boshnjakovski në konferecën për shtyp ditën e sotme për aludimin e shkrimit grek në ” To vima” se në dokumentin e ndërmjetësuesit, Matthew Nimetz, ka propozime si Maqedonia e Sipërme dhe Veriore./Telegrafi/