Site icon Telegrafi

Boshnjakovski: Nuk ka bisedime me PDSH-në dhe Besën për hyrje në qeveri

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, gjatë një konference për shtyp theksoi se nuk ka bisedime me PDSH-në dhe Lëvizjen Besa për hyrje të këtyre të fundit në Qeveri.

Në lidhje me takimin e djeshëm mes Zoran Zaevit dhe Bilall Kasamit, Boshnjakovski tha se përbërja e qeverisë nuk ka qenë temë diskutimim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Boshnjakovski nuk u përgjigj në pyetjen nëse kryeministri Zaev me takimin e djeshëm legjitimon Kasamin si kryetar i Lëvizjes Besa.

“Nuk bëhet fjalë për takim të menjëhershëm, por për takim të planifikuar ku Lëvizja Besa vërtetoi se do të mbështesë në Kuvend ligjet për reforma”, tha Boshnjakovski./Telegrafi/

Exit mobile version