Ky është një moment historik jo vetëm për të dyja vendet, ky është një moment historik për të gjithë rajonin, për Ballkanin, për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën, thotë zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç thotë korrespondenti i AIM-ës nga Athina, kur është pyetur nëse një ditë e re fillon sot, zëdhënësi i qeverisë thotë se me fillimin e negociatave filluan ditë të reja. /Telegrafi/