Telegrafi

Boshnjakovski: Funksioni koordinator kombëtar nuk është diçka e re

Funksioni koordinator kombëtar ekziston dhe është njëra nga mundësitë e Qeverisë për të emëruar funksionarë të tillë në fusha të ndryshme, tha sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për emërimet e reja për koordinator kombëtar për shëndetësi dhe kulturë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pozitën koordinator kombëtar për shëndetësi dje Qeveria e emëroi Goce Çakarovskin, i cili ishte zv.ministër i shëndetësisë, ndërsa paaraprakisht koordinator kombëtar i kulturës u emërua Robert Allagjozovski, pasi që u ndërrua nga pozita ministër i kulturës.

Në pyetjen e gazetarëve se pas largimit nga pozitat ministër dhe zv.ministër këto funksionarë nga rradhët e LSDM-së, në publik është krijuar pështypja se Qeveria “i vendos dikund tjetër”, Boshnjakovski tha se ky funksion ekziston, nuk është i ri dhe se të gjitha qeveritë parprake kanë pasur koordinatorë të tillë kombëtar nga sfera të ndryshme./Telegrafi/