“Qeveria për herë të parë në historinë e Maqedonisë si prioritet strategjik ka vendosur ndotjen e ajrit dhe luftën kundër këtij problemi. Në koordinim me gjitha komunat dhe Shkupin në baza ditore merren masa konkrete që të ulet ndotja e ajrit. Në këtë moment masat janë afatshkurta”.
Këtë sot e theksoi zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski, i cili tha se paratë që janë ndarë për menaxhimin me ndotjen e ajrit nuk janë për afat të shkurtë, ndërsa masat që merren çdo ditë, vërehen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pajtohemi me qytetarët se gjendje është ashtu siç është, por edhe ne e thithim ajrin e njëjtë dhe çdo herë jemi në luftë me këtë problem. Tanimë disa herë në disa komuna janë lokalizuar deponi në të cilat përdoret guma, si mjet për ngrohje. Mbi dy ton gumë është sekuestruar dhe nuk do të përdoret”, tha Boshanjkovski.
Ai paralajmëroi se deri në fund të vitit në disa institucione shtetërore dhe shkolla do të zëvendësohen materialet për ngordhje dhe sipas tij, do të ulet ndotja./Telegrafi/