Shoqata për bashkim kulturor të boshnjakëve “AVAZ” shprehet për ndryshimin e modelit zgjedhor për zgjedhjen e deputetëve.
AVAZ kërkon vende të garantuara për grupet etnike që janë nën 20% nga numri i përgjithshëm i popullsisë së Maqedonisë.
Gjithashtu, kjo shoqatë është për uljen e numrit të njësive zgjedhore, nga gjashtë në një. Për këtë, AVAZ ka përgatitur edhe propozim-ligj.
Zeqir Ramçilloviq nga AVAZ thotë se me Kushtetutë, Kuvendi mund të ketë 120 deri 140 deputetë. Ai propozon që tre deputetë të jenë për Diasporën, kurse 17 tjerë të jenë për bashkësitë etnike që janë nën 20%, pra t’u takojnë romëve, turqve, boshnjakve, serbëve dhe vllehëve.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë ruhet koncepti shumëetnik i Maqedonisë./Telegrafi/