Site icon Telegrafi

Boshnjakovski: ASNOM-i mbetet në Preambulë, himni nuk ndryshohet

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski në një konferencë për shtyp deklaroi se “ASNOMI-i do të mbetet në Preambulën e Kushtetutës duke u përmendur dy herë. Shpallja e ASNOMI-t mbetet me të gjitha vendimet e marra”.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Bosnjakovski tha se në amendamentin 35, ndryshimet që do të bëhen në nenin 3 janë garanci se kufijtë e Republikës së Maqedonisë janë të përhershme dhe të pakthyeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Procesi është në Kuvend, sot është debati në Komisionin kushtetues. Ju ftoj ta ndiqni atë proces”, theksoi Boshnjakovski.

Ai edhe një herë potencoi se nuk do të preket himni dhe se nuk do të ketë intervenime në tekstin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version