Ljube Boshkovski nga “Meçkin Kamen” duke uruar festën e “Ilindenit” porositi se është koha që të tejkalohen të gjitha konfliktet në shoqëri dhe mes qytetarëve.
Ai për thirrjet e OBRM-PDUKM-së ndaj anëtarëve të saj që të bojkotojnë festën e “Ilindenit” në “Meçkin Kamen”, tha se disa politikanë dëshirojnë që të krijojnë situatë konfliktesh në Maqedoni, ndërsa shtoi se qytetarëve ju duhet liri dhe paqe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo edhe një herë tregon se për çfarë strukturë politike bëhet fjalë. Për strukturë që definitivisht po largohet nga skena politike në Maqedoni, shpresoj për të mos u kthyer më. Ne gjithë kemi pasur periudha me kriza, por kemi bërë rikthim në politikë. Mendoj se kjo garniturë politike e OBRM-PDUKM-së po shkon në histori, mendoj se anëtarësia në parti në të cilën kam qenë 19 vite, po lirohet dhe mendoj se Ilindenin 2018 do ta festojmë të gjithë së bashku, “VMRO-istët” e vërtetë”,tha Boshkovski.
Ai në fund shtoi se në zgjedhjet lokale do të jetë së bashku me Stojançe Angellovin dhe Ljubçe Georgievskin, në koalicionin “OBRM për Maqedoninë”./Telegrafi/