Site icon Telegrafi

Boshkovski: Ligji i gjuhëve nuk është fundi për Maqedoninë

“Ligji i gjuhëve nuk është fundi i Maqedonisë”, thotë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ljube Boshkovski, në një deklaratë për “Nezavisen Vesnik”.

Sipas tij, fati i Maqedonisë është caktuar në vitin 2001 kur u nënshkrua marrëveshja kornizë dhe thotë se nuk i kupton veprimet e politikanëve në Parlament, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Problemi është se partitë maqedonase, ndryshe nga ato shqiptare, nuk kanë një strategji të qartë kombëtare për interesat e shtetit. Partia opozitare po aktron patriotizëm dhe akuzon qeverinë për tradhti. Djaloshi që u ngrit në Parlament disa ditë më parë, pamë se sa i shqetësuar është për interesat kombëtare gjatë gjithë këtyre viteve. Ligji për gjuhët nuk ndikon në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, as nuk e rrezikon pozitën e Maqedonisë në planin e brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Boshkovski./Telegrafi/

Exit mobile version