Angazhohemi për rritje të rrogës minimale përmes dialogut sociale dhe negociimit kolektiv mes punëtorëve dhe punëdhënësve dhe atë për çdo sektor veçanërisht, deklaroi kryetari i Biznes konfederatës së Maqedonisë, Mile Boshkov.
Ai këtë deklaratë e bëri nga Shtipi, ku mori pjesë në konferencën nacionale për barazi gjinore dhe diskriminim në vendin e punës, në organizim të Shoqatës “Punëtori i zëshëm i tekstilit”.
Ai theksoi se si Biznes konfederatë angazhohen të gjithë punëtorët të organizohen dhe të bashkohen, në mënyrë që negociojnë në të gjithë sektorët, që vetë ta caktojnë rrogën minimale.
Ai tha se dakordimi mes punëtorëve dhe punëdhënësve për vlerën e rrogës minimale duhet të zhvillohet posaçërisht në secilin sektor përmes marrëveshjeve kolektive.