Ish-zyrtari i lartë i OBRM-PDUKM-së dhe ish-ministri i Bredshëm i Maqedonisë, Ljube Boshkoski ka paralajmruar se do është i mundur bashkëpunimi me liderin e ri të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski, vetëm nëse ai distancohet nga politikat e Nikolla Gruevskit, përcjell Zhurnal.
“Le të thotë se nuk e mbështet politikën e gënjeshtrave, krimit dhe të korrupsionit dhe se do të rikthehen parimet bazë të OBRM-PDUKM-së. A do të thotë Mickoski se Nikolla dhe tajfa e tij janë ajo për të cilën gjithë kohës kam folur “banda kriminale”. Nga të gjithë këto çështje varet se a do të mbështesë atë, deri në një qasje të tillë nuk e kam ndërmend të mbështes as simbolikisht. Nëse distancohet nga ajo politik, mund të bisedojmë për bashkëpunim si dy parti të djathta”, ka thënë Boshkoski.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë kohës së hapjes së shtabit partiak në Makedonski Brod./Telegrafi/