Partia ”Të bashkuar për Maqedoninë” e mbanë mbledhjen e parë qendrore pas daljes nga burgu të liderit të saj, Ljube Boshkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në sallë u mblodhën përfaqësues të 60 degëve komunale të kësëaj partie, të cilët e pritën Boshkoskin me ovacione e duartrokitje.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Rade Millososki porpositi se partia i ka ruajtur të gjithë degë, përskaj shumë trysnive. Ai paralajmëroi se lufta vazhdon, aty ku u ndërpre, para pesë vitesh.
Boshkoski deklaroi se janë duke u zhvilluar bisedime për krijimin e një blloku të djathtë për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 11 dhjetorit./Telegrafi/