Site icon Telegrafi

Boshkoski: OBRM-PDUKM nuk ka të ardhme nëse nuk bën distancim nga Nikolla Gruevski

Ljube Boshkoski tha se ai dhe partia e tij se në kohërat më të vështira ngritëm zërin.

“Së pari paralajmëruan se nëse nuk bie regjimi i Gruevskit shteti do të instrumentalizohet dhe do të instalohet regjim totalitar. Dhe kjo ndodhi në vitin 2011, e paralajmëruam më 7 nëntor në vitin 2010, u mbyll televizioni 2010 dhe ishte mesazh i qartë i shtetit totalitar”, tha Boshkoski duke shtuar se në vitin 2011 nisi përndjekja politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Boshkoski kritikoi udhëheqjen aktuale të OBRM-PDUKM-së dhe vendimet që i sjell kjo kryesi. Sipas tij, partia duhet të distancohet nga politika e Nikolla Gruevskit se e njëjta çon drejt regjimit totalitar.

:Nëse kjo strukturë politike që udhëheq OBRM-PDUKM-në distancohet në mënyrë të qartë dhe nuk tërhiqet nga politika e Gruevskit, do të na çojë në regjim totalitar. Besoj se do të gjejnë fuqi të distancohen nga Gruevskit, nga politikat e këqija që Maqedoninë e çuan në fund”, tha Boshkoski duke thënë se nëse nuk distacnohen atëherë kjo parti s’ka të ardhme./Telegrafi/

Exit mobile version