Kryetari i ‘Të bashkuar për Maqedoninë’, Ljube Boshkoski në emisionin e mbrëmbshëm ‘Studio e Natës’ në Telma, publikisht foli për atë se çka i ka ndodhur në kohën e vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës.
“Më monstruoze është detyrimi për të konsumuar tableta për qetësim, në prani të nëpunësve të burgut. Isha i detyruar që para tyre të konsumoj tableta nga të cilat krijohet varësi. Më jepnin doza që tejkalonin normalet. Në tërë këtë proces isha vetëm fizikisht i pranishëm, nëse më shikoni në incizimet e procesit, aty është ndonjë Ljube tjetër”, tha Boshkoski.
Ai në intervistë flet edhe për rastin “Kampanja” edhe për lëndën e PSP-së “Torturë”, si dhe për angazhimin e tij aktual dhe të ardhshëm politik./Telegrafi/