Site icon Telegrafi

Boshkoski: Florim Maloku nga Kosova është i dënuar pa fakte

Skopje, 060611. Zbog ilegalnog financiranja politicke kampanje, u centru Skopja uhicen je bivsi makedonski ministar unutrasnjih poslova i bivsi haski optuzenik Ljube Boskovski. Na slici: uhicenje Boskovskog. Foto: Maja Zlatevska / CROPIX

Gjatë një dalje para mediave, ish-ministri i punëve të brendshme, Ljube Boshkoski, nuk ka dashur të flet për lëndët ”Kampanja” dhe ”Rover”, por ka deklaruar se më shumë se gjysma e të burgosurve në Maqedoni, janë dënuar pa fakte, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Boshkoski ka thënë se është duke u angazhuar posaçërisht për një të burgosur nga Kosova, të quajtur, Florim Maloku, për të cilin deklaron se tash e 8 vjet është në burg për një vepër që nuk e ka kryer. Boshkoski ia kaluar 5 vite burg bashkë me Malokun.

Ai ka përmendur edhe kushtet e këqia në burgjet e Maqedonisë, duke u shprehur se duhet t’u ndihmohet drejtorive të burgjeve për t’i përmirësuar kushtet./Telegrafi/

Exit mobile version