Stadiumi i Manchester Cityt, ‘Etihad Stadium’ është evakuuar dy orë para ndeshjes që skuadra angleze do ta zhvillojë kundër Barcelonës.
Disa fansa dhe stafi i stadiumit janë fotografuar duke pritur jashtë stadiumit, ndërsa u është thënë që është emergjente.
Ende nuk është dhënë arsyeja e kësaj emergjence , ndërsa stafi pas pesë minutash jashtë u lejuan të kthehen brenda.
Një përdorues i Twitterit ka shkruar se erdhi ta shoh ndeshjen por nuk e di çfarë po ndodh. “Erdha në Etihad për të parë Cityn vs Barcelona, por stadium është duke u evakuuar”, ka shkruar ai. /Telegrafi/