Site icon Telegrafi

Boshatisen plazhet e Vlorës, Durrësit e Shëngjinit, Velipoja përplot me pushues (Video)

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave ka ndikuar që pushuesit të braktisin plazhet për të tjera destinacione. Por në Velipojë situata është njësoj si ditët e kaluara. Aty ka shumë pushues dhe ndryshimi i motit nuk ka ndikuar.

Plazhet e Vlorës janë boshatisur këtë të hënë. Reshjet e shiut ndikuan që çadrat të mbyllen. Ato nisën që në orët e para të kësaj të hëne dhe për aq sa vazhduan, askush nuk iu afrua bregdet.

Pak ditë kanë mbetur nga gushti dhe një sinjal që ndoshta tashmë sezoni turistik po shkon drejt fundit.

Ikja e mjeteve nga Shëngjini po bëhet në fluks. Kurse hyrjet janë të pakta.

Moti i keq ka ndikuar në uljen e pushuesve. Çadrat qëndrojnë të mbyllura dhe shezllonet të boshatisura prej dy ditësh.

Por megjithatë ka nga ata që sfidojnë ndryshimet klimaterike. Ata po vazhdojnë të pushojnë në bregun me shi.

Ngjashëm me një ditë dimri është edhe në plazhet e Durrësit. Pushuesit kanë ikur. Asnjë i guximshëm për tu futur në det. Të paktë janë ata që shëtisin në breg të detit. Bizneset ndjehen të ndëshkuar nga kjo situatë.

Ata kanë mbyllur plazhet, për shkak se era e fortë nuk ka lejuar zhvillimin e aktivitetit ditor. Të gjithë mbetën në pritje të përmirësimit të motit.

Por mos frekuentimi i plazhit ka bërë që pushuesit të orientohen në destinacione të tjera, ç’ka ka shkaktuar dhe trafik.

Por ndryshe nga bregdeti në Durrës, Shëngjin e Vlorë, Velipoja ka pamjet që shihen në materialin e përgatitur.

Pushuesit thonë se ndodhen në një vend me ujë të pastër dhe ndjehen mirë.

Mbetet për tu parë se si do të jenë ditët në vazhdim. Nëse reshjet largohen dhe kthehen ato me temperaturë të lartë, plazhet në Shqipëri me gjasa mbyllen në muajin tetor, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar./Abc News/

Exit mobile version