Site icon Telegrafi

Bosët e Elbasanit nën hetim, mes tyre dhe familja e kryebashkiakut Sejdini

Prokuroria ka nisur një superhetim për pastrim parash ndaj familjeve kryesore të Elbasanit, ndër të cilat përfshihen edhe afërm të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Bëhet fjalë për familje e persona që janë pronare të bizneseve të ndryshme me miliona euro xhiro e fitime.

Kjo është kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Elbasanit që Vizion Plus ka siguruar ekskluzivisht: ajo i kërkon drejtorisë rajonale të tatimeve që të japë informacion për 66 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte, a i kanë paguar detyrimet dhe çfarë fitimi kanë patur ndër vite.

Shtetasit e mëposhtëm janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, të na dërgoni informacion të detajuar në lidhje me objektin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e detyrimeve fiskale, masat administrative te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite.

Shefi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, ka deleguar drejtuesin e seksionit Erida Kokonozi, për të ndjekur dosjen voluminoze.

Kërkesa për drejtorinë tatimore mban datën  27 tetor 2017 dhe ajo vjen pas regjistrimit të procedimit penal me nr 1542 për veprën penale   te “pastrimit te produkteve te veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” te parashikuar nga neni 287 i kodit penal.

Prokuroria e përgjithshme e pyetur për këtë çështje nuk pranoi të bënte komente. Por burime pranë organit të akuzës pohuan lidhjen e këtij superhetimi me ngjarjen e mesit të  muajit shtator në Elbasan, kur një makinë “Audi” goditi mjetin e policisë gjatë një aksioni pranë tregut të qytetit.

Hetimet duket se janë zgjedhur në një përmasë të paparashikuar në nisje të dosjes. Ato përfshijnë emrat më të njohur në Elbasan dhe jo vetëm. Mes tyre është vajza e kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe bashkëshorti i saj, dhëndri i kryebashkiakut dhëndri i Sejdinit dhe babai i tij si dhe Suel Çela dhe i ati i tij Petrit Cela, të bërë të njohur pas incidentit me policinë në hyrje të tregut të qytetit.

Por nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet.

Bie në sy fakti se shumë prej emrave përbëjnë familje të tëra. Prokuroria dyshon se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave.

Ky hetim që prej elitën ekonomikë të Elbasanit vjen në kohën kur procesi i vetingut në drejtësi sapo ka nisur, por ai do të përfshijë sigurisht edhe lidhjet e biznesit dhe krimin dhe drejtuesit politike  në nivel lokal dhe qendror.

Exit mobile version